Dzeko i ofrohet Bayernit?
Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Edin Dzeko, i ka ofruar shërbimet e klientit të tij klubit gjerman Bayern Munich, gjithnjë sipas Goal.
26 vjeçari, i cili nuk është në formacionin startutes të Cityt që prej kalimit te Agueros te klubi anglez, është në qendër të mediave për një kalim te klubi gjerman Bayern Munich.
Besohet se Dzeko do të mund të kalonte për 15 milionë euro te Bayerni i Munichut në një marrëveshje që pritet të realizohet në ditë në vijim. Pos Dzekos, Bayerni ka kontaktuar edhe me mesfushorin holandez, Nigel De Jong, por pa ndonjë gjë konkrete të arritur nga këto bisedime./sportisot1/
Milani të shesë sulmuesit për yjet
Gjiganti italian, Milan, besohet se është i gatshëm të shesë një prej katër sulmuesve, Boateng, Cassanon, Paton ose Robinhon, për të evituar shitjen e Zlatan Ibrahimovic apo të Thiago Silvas.
Goal raporton se Adriano Galliani është duke e menduar shitjen e një prej sulmuesve, për të gjeneruar fonde për transfere të reja dhe nëse kjo nuk ndodh me njërin prej Boateng, Cassanos, Patos ose Robihos, atëerë do të duhet që të pranohej një shumë ofertave për Zlatan Ibrahimovicin ose për Thiago Silvan.
Klubi Rossoner po përballet me një periudhë të vështirë, ku po flitet për largimin e superyjeve si Ibrës drejt Cityt, Thiago Silvës drejt Barcelonës dhe Boatengut drejt Manchester United, ndërsa transferet e reja nuk janë shpresëdhënëse. /sportisot1/
Martinez refuzon Liverpoolin
Roberto Martinez e ka refuzuar ofertën për ta menaxhuar Liverpoolin, për shkak të planeve të pronarëve të klubit nga Anfield për të lënë menaxhimin e klubit në dorë të tri drejtorëve.
Martinez, i cili ka qenë favorit për pankinën e Liverpoolit, ka zhvilluar bisedime me pronarët e klubit nga Anfield në Boston gjatë javës dhe nuk ka dashur që të pranojë ofertën për të drejtuar klubin prestigjioz anglez, për shkak të planeve të pronarëve për të ristrukturuar stafin drejtues me tri drejtorë që do të menaxhonin klubin dhe tansferet.
Kështu, favorit i ri për stolin e Liverpoolit është shndërruar Brendan Rodgers, i cili edhe pritet të zëvëndësojë ish-menaxherin Kenny Dalglish, nën të cilin Liverpooli ka dështuar përsëri që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /sportisot1/
Hulk gjithnjë e më afër Chelseat
Sulmuesi i Portos, Hulk, është 90 për qind lojtar i Chelseat, bën të ditur Telegraph-i britanik.
Braziliani tashmë një kohë është cak i gjigantit nga Stamford Bridge dhe shumë besonin se 25-vjeçari do të ndiqte ish-menaxherin e Chelseat, Andre Villas-Boas, një vit më parë.
Megjithatë transferimi i tij nuk u realizua vitin e kaluar. Por Blutë kanë reaguar herët këtë vit, duke arritur një marrëveshje me Porton, që raportohet se do të përfitojë plot 50 milionë euro nga shitja e lojtarit.
Hulk shijoi një sezon të suksesshëm te Porto, duke shënuar 21 gola në 38 ndeshje dhe ndihmoi skuadrën të ngrejë trofeun e dytë radhazi të ligës. /sportisot1/
Gjermania e “prenë” listën për “Euro2012”
Selektori i Gjermanisë Joachim Low e ka zyrtarizuar listën e 23 të ftuarve për “Euro2012”. Ditë më parë Low ka zbuluar 25 alternativat e tij të Gjermanisë, ndërsa nga ajo listë selektori gjerman ka larguar 2 lojtarë.
Sulmuesi Cacau dhe mesfushori 18 vjeçar i Schalkes Draxler, janë lënë anash nga Low.
Lista e 23 të ftuarve është kjo:
Portier: Manuel Neuer (FC Bayern München), Tim Wiese (Werder Bremen), Ron-Robert Zieler (Hannover 96).
Mbrojtës: Holger Badstuber (FC Bayern München), Jerome Boateng (FC Bayern München), Benedikt Höwedes (FC Schalke 04), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Philipp Lahm (FC Bayern München), Per Mertesacker (FC Arsenal), Marcel Schmelzer (Borussia Dortmund).
Mesfushor: Lars Bender (Bayer Leverkusen), Mario Götze (Borussia Dortmund), Ilkay Gündogan (Borussia Dortmund), Sami Khedira (Real Madrid), Toni Kroos (FC Bayern München), Thomas Müller (FC Bayern München), Mesut Özil (Real Madrid), Lukas Podolski (FC Köln), Marco Reus (Borussia Mönchengladbach), André Schürrle (Bayer 04 Leverkusen), Bastian Schweinsteiger (FC Bayern München).
-Sulmuess: Mario Gomez (FC Bayern München), Miroslav Klose (Lazio). /sportisot1/
Kryeministri italian: Ta suspendojmë futbollin
Kryeministri italian, Mario Monti, ka sugjeruar që Italia ta suspendojë futbollin për dy ose tre vite për shkak të skandalit më të ri korruptiv.
Vetëm gjashtë vite pas Calciopolit, ky vend po përballet me një skandal tjetër të montimit të ndeshjeve.
“Lajmet e këtyre ditëve rreth gjendjes së futbollit, shkaktojnë një pikëllim të madh dhe duket se është shpalosur një skenar trishtues”.
“Në vitet e fundit kemi parë shumë fenomene turpëruese... Duke marrë parasysh këto ngjarje, unë po ofroj një propozim, i cili nuk është i qeverisë sime, por vetëm i imi: Po mendoj nëse një suspendim për dy ose tre vite do t’i ndihmonte kësaj loje”, u ka thënë kryeministri italian gazetarëve./sportisot1/
Interi i uritur për fitore
Mesfushori argjentinas, Esteban Cambiasso, ka reaguar ndaj fjalëve se Interi nuk është më fuqi në futbollin italian dhe evropian, dhe se cikli i triumfeve të këtij klubi ka përfunduar.
Zikaltrit zunë vendin e gjashtë në Serie A në sezonin 2011/2012, ndërsa u përjashtuan nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales nga Marseille.
“Kur nuk fiton atëherë vuan, sepse ne jemi mësuar që gjithmonë të fitonim trofe”.
“Ndërrimi i trajnerëve ka pasur një ndikim të dukshëm në këtë sezon të keq. Jemi akuzuar për mungesë urie apo dëshire për të fituar, por nuk është ashtu. Akoma e kemi dëshirën për të fituar”, ka thënë Cambiasso për La Gazzetta dello Sport. /sportisot1/
Juve nuk interesohet për Suarez
Juventusi nuk është i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez.
Është spekuluar se Bianconerët kanë kontaktuar me Redsat për të biseduar rreth uruguaianit, mirëpo Goal.com bën të ditur se nuk ka asgjë të vërtetë në këto thashetheme.
Nga ana tjetër, 25-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga Anfield, nga e cila do të përfitojë nga 4.8 milionë euro në vit (paga e tij aktuale është tre milionë euro)./sportisot1/
Edhe Bayerni pas Javi Martinez
Bayern Munich raportohet se ka kontaktuar me agjentin e yllit të Athletic Bilbao, Javi Martinez, për një transferim të lojtarit gjatë verës.
Pas sezonit të dytë pa trofe, gjigantët gjerman dëshirojnë të përmirësojnë dukshëm skuadrën. Trajneri Jupp Heynckes së fundi tha se ata do të dalin në treg së shpejti, fillimisht për një mesfushor defansiv.
Goal.com ka mësuar se bavarezët kanë ndarë 60 milionë euro për përforcime të verës, dhe një shumë të konsiderueshme të kësaj dëshirojnë ta investojnë në Martinez.
23-vjeçari spanjoll ka një klauzolë blerëse që kap vlerën e 40 milionë eurove, por përfaqësuesit e tij kanë konfirmuar se kjo shumë mund të ulet për blerësit jashtë Spanjës . Siç duket klubi Bavarez ka ofruar nje ofert prejt 20 milion eurosh per të , kjo mbetet te vërtetohet edhe nga klubi spanjoll se a do ta shesin Javin apo do ta mbaj edhe 1 vit te skuadra e Bilbaos.
Për Martinez të interesuar janë edhe skuadra të tjera evropiane, në veçanti ato Angleze. /sportisot1/
Bayern Munich bën gati ofertë për Dzekon.
Bayern Munich është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko.
Daily Mail shkruan se pasi sulmuesi boshnjak së fundi ka pranuar se ditët e tij te City janë të numëruara, një rikthim në Bundesliga duket më me gjasa, me Bayernin që mund t’i afrohet shumës prej 25 milionë euro, që kërkon klubi anglez për të.
Financat nuk pritet të jenë pengesë për transferim, pasi Bayerni së fundi dha shenja se është i gatshëm të harxhojë për të rikthyer epitetin e klubit më të mirë gjerman./sportisot1/
Arsenal përcjell Llorenten
Arsenali është duke përcjellë nga afër sulmuesin e Athletic Bilbao, Fernando Llorente.
Daily Mail bën të ditur se 27-vjeçari është i hapur për transferim në Angli dhe ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.
Megjithatë cilido klub që dëshiron ta blejë atë para skadimit të kontratës, do të duhet t’i përmbahet klauzolës prej 28 milionë funtesh, që mund të jetë një pengesë për Topçinjtë./sportisot1/
Barca rivalizon Realin për Ivanovic
Barcelona i është bashkuar garës për mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanovic.
Daily Mail shkruan se Real Madridi dëshiron të harxhojë 15 milionë funte në serbin, i cili së fundi edhe vetë ka konfirmuar interesimin e kampionit të Spanjës.
Megjithatë, Los Blancos tash kanë rival Barcelonën, që po ashtu ka shfaqur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin. Blaugranët janë kthyer kah Ivanovic pasi kanë marrë përgjigje negative nga Milani për Thiago Silvan./sportisot1/
______________________________________________________________________
Zyrtare: Lista e Spanjës për “Euro2012"
___________________________________________________________________________________________
Selektori i Spanjës në futboll Vicente Del Bosque e ka zbardhur listën zyrtare të të ftuarve për “Euro 2012”. Befasisht në listë nuk është ftuar sulmuesi i Valencias Roberto Soldado ndërsa Del Bosque ka ftuar edhe Pedron e Negredon.
Lista është kjo:
Portier: Casillas, Valdés, Reina.
Mbrojtës: Arbeloa, Piqué, Ramos, Juanfran, Albiol, Jordi Alba, Javi Martínez.
Mesfushorë: Xabi Alonso, Sergio Busquets, Xavi Hernández, Andrés Iniesta, Juan Mata, Cazorla, Cesc Fábregas.
Sulmues: Silva, Navas, Llorente, Pedro, Negredo dhe Fernando Torres /sportisot1/
______________________________________________________________________
Anglia serioze, mposhtë Norvegjinë
___________________________________________________________________________________________
Kombëtarja e Anglisë në futboll ka realizuar 1 paraqitje të suksesshme në ndeshjen miqësore me Norvegjinë. Ndeshja debutuese për Roy Hodgson ishte e suksesshme e që për pasojë edhe fitoj si mysafir në Norvegji.
Golin e vetëm për fitoren e albionëve e realizoj Ashley Young në minutën e 9. Pothuajse të gjithë lojtarët anglez treguan performancë të mirë në këtë ndeshje, ndërsa kapiteni Gerrard luajti vetëm 45 minuta /sportsot1/
__________________________________________________________________________________________________________________
Franca përmbysë Islandën para “Euro2012”
___________________________________________________________________________________________
Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore në miqësoren me Islandën para “Euro2012”. Kombëtarja e Laurent Blanc është gjendur në disavantazh në pjesën e parë me 2 golat e realizuar nga mysafirët në minutat 28 dhe 34 nga Bjarnason e Sigthorsson.
Por francezët kthehen në lojë në pjesën e dytë duke përmbysur rezultatin. Debuchy(52), Ribery (85) dhe Rami (87) realizuan për francezët dhe fitoren në këtë sfidë./sportisot1/
Reali ofertë për Pablo Osvaldo
Real Madridi raportohet se do të ofrojë 10 milionë euro plus shërbimet e Fernando Gagos për të transferuar sulmuesin e Romës, Pablo Osvaldo.
Agjenti i Gago së fundi ka zbuluar se argjentinasi, i cili kaloi sezonin i huazuar te Roma, tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Giallorossët dhe se pret dy klubet të arrijnë marrëveshje, që raportohet se do t’u kushtojë italianëve 6 milionë euro.
Madrid dhe Roma do të takohen javën tjetër për të diskutuar transferimin dhe, sipas La Gazzetta dello Sport, Los Blancos do ta ngrenë idenë për t’ia dhënë Gagon dhe 10 milionë euro Romës për shërbimet e Osvaldos.
Ky i fundit ishte shënuesi më i mirë i Romës sezonin e kaluar, duke gjetur rrjetën 11 herë në 26 paraqitje, por ka pasur probleme disiplinore në kryeqytetin italian dhe ishte përfshirë në një përleshje me bashkë-lojtarin Erik Lamela në nëntor.
Reali e sheh Osvaldon si një zëvendësim të përkryer për Gonzalo Higuain, i cili së fundi është lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu, me Paris Saint-Germain që mbetet opsioni më i hapur për të./sportisot1/
City bën ofertë për Daniel Alves
Manchester City ka dërguar një ofertë për mbrojtësin e Barcelonës, Daniel Alves.
Sport shkruan se City ka bërë ofertë prej 15 milionë eurosh plus shërbimet e Aleksandar Kolarov për brazilianin.
Barca është e gatshme ta shesë Alves gjatë kësaj vere dhe do të ishte e interesuar në Kolarov pasi është në treg për një mbrojtës të ri të majtë. /sportisot1/
Aguero: Të denjë për Barcën dhe Realin
Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka thënë se ai nuk e ka në plan që të largohet nga Manchester City gjatë verës dhe ka thënë se klubi anglez së shpejti do të mund të krahasohet me Real Madridin dhe Barcelonën.
“Unë do të qëndroj te City. Unë kam edhe katër vite të mbetura në kontratë dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu. Tani për tani, unë nuk dua t’i bashkohem ndonjë klubi tjetër. Planet e mia janë të qëndroj te City, sepse ky klub është i denjë për t’u përballur me Real Madridin dhe Barcelonën”.
“Unë jam i bindur se City do të jetë në nivelin e tyre”, është shprehur Aguero./sportisot1/
Juventusi, super ofertë Cavanit
Juventusi është i gatshëm që të shpenzojë para të mëdha për të transferuar në Torino sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani dhe tashmë Zonja e Vjetër e ka bërë gati ofertën për uruguaianin.
Napoli po refuzon që të lejojë largimin e Cavanit, por përpjekjet e vazhdueshme të Juventusit dhe monitorimi nga distanca i Manchester Cityt mund të detyrojnë hierarkinë napolitane të lëshojë pe.
Bianconerët për Cavanin janë në gjendje që të përfshijnë disa lojtarë në marrëveshje si pjesë e marrëveshjes për të bindur Napolin, por për të bindur Cavanin, Juventusi ka përgatitur kontratën pesëvjeçare të vlefshme 30 milionë euro./sportisot1/
Cana nuk largohet nga Lazio
Mesfushori titanik shqiptar, Lorik Cana, nuk do të largohet nga klubi italian Lazio gjatë verës, përkundër ofertave nga klube tjera evropiane.
Kështu ka bërë të ditur babai i futbollistit nga Gjakova, Agim Cana, i cili ka konfirmuar ofertat e klubeve tjera, por njëkohësisht edhe besnikërinë e të birit të tij ndaj klubit italian.
“Loriku nuk do të largohet nga Lazio. Ai është i lumtur në Romë dhe ndihet mjaft mirë”, ka theksuar Agimi.
Lorik Cana ka treguar formë të lartë në ndeshjet e fundit sezonale në Serie A, duke realizuar madje një eurogol ndaj Atalantës në fitoren prej 2-0, i cili cilësohet si një prej golave më të bukur në Serie A sezoni që lamë pas. /sportisot1/
Rooney: Do të kthehemi më të fuqishëm se kurrë
Ylli i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se humbja e titullit në ditën e fundit të sezonit, ka qenë shumë e dhimbshme për Djajtë e Kuq.
“Sigurisht do të dëshironit kjo të mos kishte ndodhur, për tifozët tanë. Si lojtarë, ishte diçka e mundimshme të humbni titullin në atë mënyrë. Çdokush vazhdon tët thotë se sa mirë ka luajtur City se dhe si ata kanë dominuar në Ligën Premier”.
“Por nëse kjo është dominim, ata e kanë bërë atë në bazë të diferencës së golave. Ne mund ta mbajmë kokën lart pasi ne kemi bërë presionin maksimal ndaj Cityt”.
“Ne do të kthehemi, nuk ka diçka për t’u shqetësuar këtu – ne do të vijmë më të fuqishëm dhe më të mirë se kurrë”, ka thënë Rooney./sportisot1/
News
—————
Ozil krenar me titullin
—————
Flamini do të vazhdojë në San Siro
—————
Xherdan Shaqniri Përshëndetet Në Mënyrë Përfekte me Baselin !
—————
Milito: Dua Forlan të qëndrojë te Interi
—————
Heynckes: Nuk largohem
—————
Thiago kërkon suksese me Barcën
—————
Muniain: Barca do ta kërkojë topin
—————
Cruyff: Guardiola humbi përkrahjen e bordit
—————
Edhe Arsenali pas Hazardit
—————
Milani dëshiron Salomon Kaloun
—————
Edhe Man United pas David Alaba
—————
Galatasaray ofertë për Park
—————
Modric: T’ua prishim planet favoritëve
—————
Bye Drogba – Welcome Hulk!
—————
Agjenti i Sahin është në Milano!
—————
Ronaldo: Periudha e Barcës ka marrë fund
—————
Inter pas Giovincos
—————
United ofron Berbarovin për Lewandowskin
—————
Seedorf drejt Kinës?
—————
Benzema: Forma ime, falë Mourinhos
—————
Sevilla nënshkruan me Diego Lopez
—————
Villa nuk luan në Euro 2012
—————
Sneijder i vetofrohet Milanit
—————
Hamsik qëndron te Napoli
—————
Kagawa kushton 20 milionë euro
—————
Bayerni është ekipi më i mirë në Gjermani
—————
Abidal lëshohet nga spitali
—————
Mancini nuk ngutet ta forcojë Cityn
—————
Beckenbauer: Chelsea e meritoi LK
—————
Conte shpreson të triumfojë në Coppa
—————
Spanja meriton të quhet favorit
—————
Finalja e Munichut – fakte interesante
—————
Higuain: U preka nga tifozët
—————
Heynckes: Nuk lëshohet ky rast...
—————
Sneijder: Do te ketë shumë blerje
—————
Interi dhe Milani pas Nanit
—————
Montella shumë pranë Romës
—————
—————
Capello në negociata me Chelsean?
—————
Higuain drejt Juventusit !
—————
Suarez dëshiron të luajë në Spanjë
—————
Vieira: Arsenali do t'i humbasë yjet
—————
“Do të studiojmë ofertat për Falcaon”
—————
Emery: E kemi shitur Jordi Alban
—————