Article archive

23/05/2012 12:50

Benzema: Forma ime, falë Mourinhos

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka falënderuar trajnerin Jose Mourinho për formën e tij të shkëlqyeshme këtë sezon. Francezi është bërë zgjidhja e parë e sulmit në skuadrën e Mourinhos, që këtë sezon theu rekordin duke mbledhur 100 pikë nga 38 ndeshje në kampionat. “Ai është...
23/05/2012 12:43

Sevilla nënshkruan me Diego Lopez

Sevilla ka nënshkruar me portierin e Villarrealit, Diego Lopez, raportojnë mediat spanjolle. Lopez ka vendosur të largohet nga Villarreali pas rënies befasuese në divizionin e dytë javën e kaluar. Portieri me përvojë ka nënshkruar me Sevillan kontratë pesëvjeçare./sportisot1/
23/05/2012 12:41

Villa nuk luan në Euro 2012

Klubi i Barcelonës ka bërë të ditur se David Villa nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses së Spanjës në Kampionatin e sivjetmë Evropian. Përfshirja e sulmuesit në përzgjedhjet e Vicente del Bosques ka qenë në dyshim që nga koha kur lojtari theu këmbën (në dhjetor të vitit të kaluar), mirëpo...
23/05/2012 12:40

Sneijder i vetofrohet Milanit

Wesley Sneijder është i gatshëm ta braktisë Interin gjatë verës dhe t’i bashkohet rivalit Milan – raporton Goal.com. Agjenti i mesfushorit thuhet të ketë kontaktuar me Adriano Gallianin për ta informuar se holandezi është i gatshëm të kalojë te Rossonerët. Nga ana tjetër, 27-vjeçari ka...
22/05/2012 10:08

Hamsik qëndron te Napoli

Marek Hamsik nuk planifikon të largohet nga Napoli, sepse beson që skuadra e tij do të garojë për titull në sezonin e ardhshëm – ka thënë agjenti i sllovakut, Juraj Venglos. Milani është nga klubet që po kërkon shërbimet e Hamsik në dy vitet e fundit, mirëpo presidenti i Napolit, Aurelio De...
22/05/2012 10:07

Kagawa kushton 20 milionë euro

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, e ka bërë të qartë se Shinji Kagawa nuk do të largohet për pak para nga kampioni i Gjermanisë. Mesfushori japonez dëshiron të largohet nga Dormundi këtë verë dhe planifikon të transferohet në Ligën Premier, ndërsa Manchester Unitedi...
22/05/2012 09:49

Bayerni është ekipi më i mirë në Gjermani

Trajneri i Borussia Dortmundit, Juergen Klopp, ka thënë se Bayern Munichu vazhdon të jetë skuadra më e mirë në Gjermani, përkundër sezonit të dështuar. Bavarezët e humbën betejën për titullin e Bundesligas dhe u mposhtën në finale të Kupës nga Dortmundi, ndërsa dështuan edhe në finale të...
22/05/2012 09:47

Abidal lëshohet nga spitali

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, është lëshuar nga spitali dhe do ta vazhdojë rikuperimin në shtëpi. Më 10 prill, 32-vjeçari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike për transplantimin e mëlçisë, ndërsa pas qëndrimit të gjatë në spital i është dhënë drita e gjelbër që të kthehet në...
22/05/2012 09:46

Mancini nuk ngutet ta forcojë Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mendon se kampioni i Anglisë doemos duhet të forcohet gjatë verës, mirëpo atij nuk i ngutet për sjelljen e lojtarëve. Pas triumfit në Ligën Premier, City do ta kërkojë suksesin në Ligën e Kampionëve, ndërsa për këtë nevojiten lojtarë të...
20/05/2012 09:38

Beckenbauer: Chelsea e meritoi LK

Legjenda e Bayernit të Munichut, Franz Beckenbauer, ka deklaruar se bavarezët mund të kenë luajtur më mirë në finale, por se Chelsea e ka merituar trofeun e çmueshëm. “Bayerni ishte ekipi më i mirë për pjesën më të madhe të takimit, por ata dështuan që të shndërrojnë dominimin e tyre në...

Search site