Beckenbauer: Chelsea e meritoi LK

20/05/2012 09:38

Legjenda e Bayernit të Munichut, Franz Beckenbauer, ka deklaruar se bavarezët mund të kenë luajtur më mirë në finale, por se Chelsea e ka merituar trofeun e çmueshëm.

“Bayerni ishte ekipi më i mirë për pjesën më të madhe të takimit, por ata dështuan që të shndërrojnë dominimin e tyre në gola”.

“Fati ishte në anën e Chelseat, por ata merituan të jenë fitues të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Beckenbauer /sportisot1/

Search site