Cruyff: Guardiola humbi përkrahjen e bordit

24/05/2012 17:28

Johan Cruyff, Foto: AP

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka pohuar se ish-trajneri Blaugran, Pep Guardiola, e kishte humbur përkrahjen e hierarkisë së klubit, kur Sandro Rosell u bë president i klubit.

“Guardiola pothuajse merrte vendime të përkryera, por ai kishte gjithmonë përkrahjen e qarqeve të larta të klubit për ta mbrojtur. Pas zgjedhjeve të reja, gjithë kjo mori fund”.

“Me largimin e Guardiolës merr fund një cikël, sepse ai ishte njeriu i cili kishte gjithë kontrollin”, është shprehur Cruyff. /sportisot1/

Search site