Flamini do të vazhdojë në San Siro

29/05/2012 19:09

Mathieu Flamini, Foto: Getty Images

Mathieu Flamini është pranë vazhdimit të kontratës me Milanin – njofton La Gazzetta dello Sport.

Kontrata aktuale e francezit skadon këtë verë, ndërsa është pritur që ai të largohet nga San Siro.

Mirëpo, mediat raportojnë se mesfushori është i gatshëm që të heqë dorë nga paga e tij aktuale (prej 4.5 milionë eurosh në sezon) dhe të pranojë dy milionë euro vetëm e vetëm që të mbetet te Rossonerët./sportisot1/

Search site