Heynckes: Nuk largohem

25/05/2012 11:48

Arjen Robben dhe Jupp Heynckes, Foto: Getty Images

Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, ka këmbëngulur se ai nuk do të largohet nga klubi gjatë verës, përkundër dështimit për ta fituar Ligën e Kampionëve në finalen e Munichut.

Mediat gjermane kishin bërë të ditur se Heynckes po përgatit valixhet, por ai e ka hedhur poshtë këtë mundësi.

“Unë kam kontratë deri në vitin 2013 dhe nuk e di pse po flisni për të ardhmen time. Mund të jeni të sigurtë se unë e di se çfarë po bëj”, ka theksuar Heynckes./sportisot1/

Search site