Heynckes: Nuk lëshohet ky rast...

18/05/2012 18:26

Bosi i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, u ka sugjeruar lojtarëve të tij që të shfrytëzojnë mundësinë të shtunën dhe ta fitojnë Ligën e Kampionëve, pasi ky është rast i pa përsëritshëm.

“Ne kemi rastin për ta fituar Ligën e Kampionëve pas 11 vitesh dhe atë në stadiumin tonë”.

“Shumë klube me tradita të mëdha duhet të presin shumë vite për ta fituar këtëgarë dhe ne mund të mos e kemi këtë rast përsëri. Të luajmë në finale në stadiumin tonë është mundësi fantastike”, ka thënë Heynckes.

Search site