Interi dhe Milani pas Nanit
18/05/2012 17:42
Interi dhe Milani janë duke e monitoruar nga afër situatën e anësorit të Manchester United, Nani.
Nuk është arritur ende marrëveshja për kontratën e re mes Nanit dhe klubit nga Old Trafford, ndërsa menjëherë janë alarmuar klubet milaneze.
Calciomercato shkruan se Interi dhe Milani tashmë e kanë njoftuar Unitedin që të tregoj për më të rejat, në mënyrë që të fillojnë një derbi të ri në merkato./sportisot1/