Liverpooli t’i bëjë ofertë Guardiolës

18/05/2012 09:48

Liverpooli raportohet se planifikon të kontaktojë trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, për t’ia dhënë nën drejtim skuadrën.

The Sun shkruan se Guardiola është i pari në listën e Redsave ku po ashtu përfshihen edhe menaxheri i Wigan Athletic, Roberto Martinez, dhe ai i Swansea City, Brendan Rodgers.

Pronarët e klubit, Fenway Sports Group, e dinë se shanset për ta joshur Guardiolën janë të dobëta. Por ata mendojnë se do të ishte gabim së paku të mos e provojë shansin.

Guardiola do të largohet nga karrigia drejtuese e Barcës pas finales së Kupës së Mbretit dhe ka thënë se do të pushojë një vit për kaluar më shumë kohë me familjen e tij./sportisot1/

Search site