Modric: T’ua prishim planet favoritëve

24/05/2012 13:05

Luka Modric, Foto: Getty Images

Mesfushori kroat, Luka Modric, ka pranuar se përfaqësuesja e tij është në grupin më të vështirë në Euro 2012, por ka theksuar se Kroacia mund të shkaktojë befasi në Grupin C.

Ekipi i Slaven Bilic është në një grup me kampionin në fuqi Spanjën, Italinë dhe Republikën e Irlandës.

“Të gjithë e dinë se jemi në një grup të vështirë. Irlandezët janë një komb fanatik futbolli dhe kanë një skuadër mjaft të mirë me shumë lojtarë me përvojë të Ligës Premier”.

“Italianët dhe Spanjollët ishin kampionë bote në 2006 dhe 2010. Ata janë favoritë, mirëpo ne do të mundohemi t’ua prishim planet”, ka deklaruar lojtari i Tottenhamit në një konferencë me gazetarë. /sportisot1/

Search site