Muniain: Barca do ta kërkojë topin

25/05/2012 11:44

Iker Muniain

Talenti i ri i Athletic Bilbaos, Iker Muniain, ka shumë besim para duelit final të Kupës së Spanjës ndaj Barcelonës, që zhvillohet të premtën mbrëma.

“Ne jemi rikuperuar nga goditja e pësuar në dështimin në finalen e Europa League. Zgjidhja e vetme është që të marrim topin prej tyre dhe t’i bëjmë të vrapojnë pas tij. E lehtë, apo jo?”.

“Askush nuk mund të mohojë se Dani Alves është humbje me rëndësi për Barcelonën. Personalisht, ndihem i liruar që nuk do të përballem me të”, ka deklaruar Muniain./sportisot1/

Search site