Reali ta shesë Kakan dhe Diarran

30/05/2012 18:34

Kaka (Foto: Getty Images)

Real Madridi është duke u përgatitur të humbë një shumë të madhe të parave duke shitur Kaka dhe Lassana Diarra.

ABC shkruan se Reali ia ka ofruar dy mesfushorët klubit të pasur francez PSG për një shumë prej 30 milionë eurosh, që është gati 60 milionë euro më pak se që ka investuar në ta.

Vetëm Kaka i kushtoi Realit plot 66 milionë euro kur u transferua nga Milani, derisa Diarra erdhi nga Portsmouth për afro 20 milionë euro. /sportisot1/

Search site