Suarez dëshiron të luajë në Spanjë

18/05/2012 11:04

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, thotë se ëndërr e tij është një ditë të luajë në Spanjë edhe pse është i lumtur te klubi anglez.

 

25-vjeçari kaloi një sezon të vështirë te Redsat, pasi u përfshi në një mori incidentesh kontroverse derisa Liverpooli përfundoi i teti këtë sezon në ligë – më së keqi që nga viti 1954.

Uruguaiani është lidhur me një mori klubesh evropiane së fundi dhe tash ka deklaruar edhe vet se do t‘i pëlqente të luajë në La Liga.

“Shpresoj ta bëj këtë në të ardhmen pasi besoj se krahas ligave të Anglisë dhe Italisë, ajo është më e mira në botë. Çdo lojtar ëndërron të luajë në këto liga”.

“Nëse ju shikoni të gjithë thashethemet që lexoni në gazeta, do të çmendeshit. Koka ime është shumë e relaksuar, kam kontratë me Liverpoolin dhe jam i lumtur”, ka thënë Suarez për Marca./sportisot1/

Search site