Thiago kërkon suksese me Barcën

25/05/2012 11:45

Thiago Alcantara, Foto: Getty Images

Talenti i ri i Barcelonës, Thiago Alcantara, mezi pret finalen e Copa del Rey ndaj Athletic Bilbaos dhe është i përkushtuar që të dalë si fitues i finales.

“Ne kemi treguar se jemi ekip fitues dhe se gjithmonë jemi konkurrues në ditë të mëdha. Ne do të luajmë lojën më të mirë dhe do të tentojmë të fitojmë trofe tjetër”.

“Bilbao është ekip shumë i ri, i cili ka arritur të arrijë gjëra njerëzit që kurrë nuk kanë imagjinuar. Ata kanë pasur sezon fantastik”, ka thënë Thiago. /sportisot1/

Search site