Vieira: Arsenali do t'i humbasë yjet

18/05/2012 10:51

Drejtori sportiv i Manchester Cityt, Patrick Vieira, është i bindur se ata do të arrin t’ia marrin Robin van Persien ish-klubit të tij, Arsenalit.

 

 

Dhe legjenda e Topçinjve ka paralajmëruar ish-menaxherin e tij Arsene Wenger se edhe Theo Walcott dhe Jack Wilshere po ashtu do të largohen nëse Arsenali dështon ta mbajë në skuadër holandezin.
“Është një gjë të cilën ata duhet ta kishin mbyllur shumë kohë më parë. Është vështirë ta kuptosh. Është vërtet vështirë të gjesh lojtarë të kualitetit të Van Persiet me një vit të mbetur kudo në botë”.

“Është shumë rrezik, pasi ata humbën Samir Nasri dhe Cesc Fabregas vitin e kaluar. Nëse e humbin Van Persien, do të jetë një dramë e vërtetë”.

“Me Samir dhe Cesc, mund të thoni, ‘OK, ata dy shkuan por Jack Wilshere dhe Van Persie ende janë në klub’. Por nëse Robin largohet, kjo do të thotë se vitin tjetër mund të jetë Theo Walcott, tjetrin Wilshere”, ka thënë francezi. /sportisot1/

Search site