Xherdan Shaqniri Përshëndetet Në Mënyrë Përfekte me Baselin !
25/05/2012 12:17
Xherdan Shaqiri ka luajtur ndeshjen e fundit me skuadren zvicërane Basel, para se ti bashkohet gjigandit bavarez Bayern Munchen. Basel e ka nderuar Shaqirin me 1 lamtumirë madhështore, ndërsa edhe Xherdani i ka falënderuar ata, madje duke shënuar 1 gol në ndeshjen e fundit të tij.
Shaqiri shënoj golin e vetëm në këtë takim për Baselin në humbjen nga Young Boys. Gjatë tërë ndeshjes emri i Xherdan Shaqirit është brohoritur në stadium ndërsa Basel i ka dhuruar edhe 1 çmim special për yllin e futbollit evropian, për kontributin e tij në vitet e fundit në skuadren zvicerane./sportisot1/