Dzeko i ofrohet Bayernit?

Edin Dzeko, Foto: Getty Images

Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Edin Dzeko, i ka ofruar shërbimet e klientit të tij klubit gjerman Bayern Munich, gjithnjë sipas Goal.

26 vjeçari, i cili nuk është në formacionin startutes të Cityt që prej kalimit te Agueros te klubi anglez, është në qendër të mediave për një kalim te klubi gjerman Bayern Munich.

Besohet se Dzeko do të mund të kalonte për 15 milionë euro te Bayerni i Munichut në një marrëveshje që pritet të realizohet në ditë në vijim. Pos Dzekos, Bayerni ka kontaktuar edhe me mesfushorin holandez, Nigel De Jong, por pa ndonjë gjë konkrete të arritur nga këto bisedime./sportisot1/

 

 

Milani të shesë sulmuesit për yjet

Zlatan Ibrahimovic, Foto: Getty Images

Gjiganti italian, Milan, besohet se është i gatshëm të shesë një prej katër sulmuesve, Boateng, Cassanon, Paton ose Robinhon, për të evituar shitjen e Zlatan Ibrahimovic apo të Thiago Silvas.

Goal raporton se Adriano Galliani është duke e menduar shitjen e një prej sulmuesve, për të gjeneruar fonde për transfere të reja dhe nëse kjo nuk ndodh me njërin prej Boateng, Cassanos, Patos ose Robihos, atëerë do të duhet që të pranohej një shumë ofertave për Zlatan Ibrahimovicin ose për Thiago Silvan.

Klubi Rossoner po përballet me një periudhë të vështirë, ku po flitet për largimin e superyjeve si Ibrës drejt Cityt, Thiago Silvës drejt Barcelonës dhe Boatengut drejt Manchester United, ndërsa transferet e reja nuk janë shpresëdhënëse. /sportisot1/

 

 

Martinez refuzon Liverpoolin

Roberto Martinez

Roberto Martinez e ka refuzuar ofertën për ta menaxhuar Liverpoolin, për shkak të planeve të pronarëve të klubit nga Anfield për të lënë menaxhimin e klubit në dorë të tri drejtorëve.

Martinez, i cili ka qenë favorit për pankinën e Liverpoolit, ka zhvilluar bisedime me pronarët e klubit nga Anfield në Boston gjatë javës dhe nuk ka dashur që të pranojë ofertën për të drejtuar klubin prestigjioz anglez, për shkak të planeve të pronarëve për të ristrukturuar stafin drejtues me tri drejtorë që do të menaxhonin klubin dhe tansferet.

Kështu, favorit i ri për stolin e Liverpoolit është shndërruar Brendan Rodgers, i cili edhe pritet të zëvëndësojë ish-menaxherin Kenny Dalglish, nën të cilin Liverpooli ka dështuar përsëri që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /sportisot1/

 

 

Hulk gjithnjë e më afër Chelseat

Hulk (Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Portos, Hulk, është 90 për qind lojtar i Chelseat, bën të ditur Telegraph-i britanik.

Braziliani tashmë një kohë është cak i gjigantit nga Stamford Bridge dhe shumë besonin se 25-vjeçari do të ndiqte ish-menaxherin e Chelseat, Andre Villas-Boas, një vit më parë.

Megjithatë transferimi i tij nuk u realizua vitin e kaluar. Por Blutë kanë reaguar herët këtë vit, duke arritur një marrëveshje me Porton, që raportohet se do të përfitojë plot 50 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Hulk shijoi një sezon të suksesshëm te Porto, duke shënuar 21 gola në 38 ndeshje dhe ndihmoi skuadrën të ngrejë trofeun e dytë radhazi të ligës. /sportisot1/

 

 

Gjermania e “prenë” listën për “Euro2012”

 

Selektori i Gjermanisë Joachim Low e ka zyrtarizuar listën e 23 të ftuarve për “Euro2012”. Ditë më parë Low ka zbuluar 25 alternativat e tij të Gjermanisë, ndërsa nga ajo listë selektori gjerman ka larguar 2 lojtarë.

Sulmuesi Cacau dhe mesfushori 18 vjeçar i Schalkes Draxler, janë lënë anash nga Low.

Lista e 23 të ftuarve është kjo:

Portier: Manuel Neuer (FC Bayern München), Tim Wiese (Werder Bremen), Ron-Robert Zieler (Hannover 96).

Mbrojtës: Holger Badstuber (FC Bayern München), Jerome Boateng (FC Bayern München), Benedikt Höwedes (FC Schalke 04), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Philipp Lahm (FC Bayern München), Per Mertesacker (FC Arsenal), Marcel Schmelzer (Borussia Dortmund).

Mesfushor: Lars Bender (Bayer Leverkusen), Mario Götze (Borussia Dortmund), Ilkay Gündogan (Borussia Dortmund), Sami Khedira (Real Madrid), Toni Kroos (FC Bayern München), Thomas Müller (FC Bayern München), Mesut Özil (Real Madrid), Lukas Podolski (FC Köln), Marco Reus (Borussia Mönchengladbach), André Schürrle (Bayer 04 Leverkusen), Bastian Schweinsteiger (FC Bayern München).

-Sulmuess: Mario Gomez (FC Bayern München), Miroslav Klose (Lazio). /sportisot1/

 

 

Kryeministri italian: Ta suspendojmë futbollin

Mario Monti, Foto: Reuters

Kryeministri italian, Mario Monti, ka sugjeruar që Italia ta suspendojë futbollin për dy ose tre vite për shkak të skandalit më të ri korruptiv.

Vetëm gjashtë vite pas Calciopolit, ky vend po përballet me një skandal tjetër të montimit të ndeshjeve.

“Lajmet e këtyre ditëve rreth gjendjes së futbollit, shkaktojnë një pikëllim të madh dhe duket se është shpalosur një skenar trishtues”.

“Në vitet e fundit kemi parë shumë fenomene turpëruese... Duke marrë parasysh këto ngjarje, unë po ofroj një propozim, i cili nuk është i qeverisë sime, por vetëm i imi: Po mendoj nëse një suspendim për dy ose tre vite do t’i ndihmonte kësaj loje”, u ka thënë kryeministri italian gazetarëve./sportisot1/

 

 

Interi i uritur për fitore

Esteban Cambiasso, Foto: Getty Images

Mesfushori argjentinas, Esteban Cambiasso, ka reaguar ndaj fjalëve se Interi nuk është më fuqi në futbollin italian dhe evropian, dhe se cikli i triumfeve të këtij klubi ka përfunduar.

Zikaltrit zunë vendin e gjashtë në Serie A në sezonin 2011/2012, ndërsa u përjashtuan nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales nga Marseille.

“Kur nuk fiton atëherë vuan, sepse ne jemi mësuar që gjithmonë të fitonim trofe”.

“Ndërrimi i trajnerëve ka pasur një ndikim të dukshëm në këtë sezon të keq. Jemi akuzuar për mungesë urie apo dëshire për të fituar, por nuk është ashtu. Akoma e kemi dëshirën për të fituar”, ka thënë Cambiasso për La Gazzetta dello Sport. /sportisot1/

 

 

Juve nuk interesohet për Suarez

Luis Suarez, Foto: Getty Images

Juventusi nuk është i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez.

Është spekuluar se Bianconerët kanë kontaktuar me Redsat për të biseduar rreth uruguaianit, mirëpo Goal.com bën të ditur se nuk ka asgjë të vërtetë në këto thashetheme.

Nga ana tjetër, 25-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga Anfield, nga e cila do të përfitojë nga 4.8 milionë euro në vit (paga e tij aktuale është tre milionë euro)./sportisot1/

 

 

Edhe Bayerni pas Javi Martinez

Javi Martinez (Foto: Reuters)

Bayern Munich raportohet se ka kontaktuar me agjentin e yllit të Athletic Bilbao, Javi Martinez, për një transferim të lojtarit gjatë verës.

 

Pas sezonit të dytë pa trofe, gjigantët gjerman dëshirojnë të përmirësojnë dukshëm skuadrën. Trajneri Jupp Heynckes së fundi tha se ata do të dalin në treg së shpejti, fillimisht për një mesfushor defansiv.

Goal.com ka mësuar se bavarezët kanë ndarë 60 milionë euro për përforcime të verës, dhe një shumë të konsiderueshme të kësaj dëshirojnë ta investojnë në Martinez.

23-vjeçari spanjoll ka një klauzolë blerëse që kap vlerën e 40 milionë eurove, por përfaqësuesit e tij kanë konfirmuar se kjo shumë mund të ulet për blerësit jashtë Spanjës . Siç duket klubi Bavarez ka ofruar nje ofert prejt 20 milion eurosh per të , kjo mbetet te vërtetohet edhe nga klubi spanjoll se a do ta shesin Javin apo do ta mbaj edhe 1 vit te skuadra e Bilbaos.

Për Martinez të interesuar janë edhe skuadra të tjera evropiane, në veçanti ato Angleze. /sportisot1/

 

 

Bayern Munich bën gati ofertë për Dzekon.

Edin Dzeko (Foto: Getty Images)

 

 

Bayern Munich është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko.

Daily Mail shkruan se pasi sulmuesi boshnjak së fundi ka pranuar se ditët e tij te City janë të numëruara, një rikthim në Bundesliga duket më me gjasa, me Bayernin që mund t’i afrohet shumës prej 25 milionë euro, që kërkon klubi anglez për të.

Financat nuk pritet të jenë pengesë për transferim, pasi Bayerni së fundi dha shenja se është i gatshëm të harxhojë për të rikthyer epitetin e klubit më të mirë gjerman./sportisot1/

 

 

Arsenal përcjell Llorenten

Fernando Llorente (Foto: AS)

Arsenali është duke përcjellë nga afër sulmuesin e Athletic Bilbao, Fernando Llorente.

Daily Mail bën të ditur se 27-vjeçari është i hapur për transferim në Angli dhe ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Megjithatë cilido klub që dëshiron ta blejë atë para skadimit të kontratës, do të duhet t’i përmbahet klauzolës prej 28 milionë funtesh, që mund të jetë një pengesë për Topçinjtë./sportisot1/

 

 

Barca rivalizon Realin për Ivanovic

Branislav Ivanovic (Foto: The Sun)

Barcelona i është bashkuar garës për mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanovic.

Daily Mail shkruan se Real Madridi dëshiron të harxhojë 15 milionë funte në serbin, i cili së fundi edhe vetë ka konfirmuar interesimin e kampionit të Spanjës.

Megjithatë, Los Blancos tash kanë rival Barcelonën, që po ashtu ka shfaqur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin. Blaugranët janë kthyer kah Ivanovic pasi kanë marrë përgjigje negative nga Milani për Thiago Silvan./sportisot1/

______________________________________________________________________

Zyrtare: Lista e Spanjës për “Euro2012"

___________________________________________________________________________________________

 

Selektori i Spanjës në futboll Vicente Del Bosque e ka zbardhur listën zyrtare të të ftuarve për “Euro 2012”. Befasisht në listë nuk është ftuar sulmuesi i Valencias Roberto Soldado ndërsa Del Bosque ka ftuar edhe Pedron e Negredon.
Lista është kjo:

Portier: Casillas, Valdés, Reina.

Mbrojtës: Arbeloa, Piqué, Ramos, Juanfran, Albiol, Jordi Alba, Javi Martínez.

Mesfushorë: Xabi Alonso, Sergio Busquets, Xavi Hernández, Andrés Iniesta, Juan Mata, Cazorla, Cesc Fábregas.

Sulmues: Silva, Navas, Llorente, Pedro, Negredo dhe Fernando Torres /sportisot1/

______________________________________________________________________

Anglia serioze, mposhtë Norvegjinë

___________________________________________________________________________________________

 

Kombëtarja e Anglisë në futboll ka realizuar 1 paraqitje të suksesshme në ndeshjen miqësore me Norvegjinë. Ndeshja debutuese për Roy Hodgson ishte e suksesshme e që për pasojë edhe fitoj si mysafir në Norvegji.

Golin e vetëm për fitoren e albionëve e realizoj Ashley Young në minutën e 9. Pothuajse të gjithë lojtarët anglez treguan performancë të mirë në këtë ndeshje, ndërsa kapiteni Gerrard luajti vetëm 45 minuta /sportsot1/

__________________________________________________________________________________________________________________

Franca përmbysë Islandën para “Euro2012”

___________________________________________________________________________________________

 

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore në miqësoren me Islandën para “Euro2012”. Kombëtarja e Laurent Blanc është gjendur në disavantazh në pjesën e parë me 2 golat e realizuar nga mysafirët në minutat 28 dhe 34 nga Bjarnason e Sigthorsson.

Por francezët kthehen në lojë në pjesën e dytë duke përmbysur rezultatin. Debuchy(52), Ribery (85) dhe Rami (87) realizuan për francezët dhe fitoren në këtë sfidë./sportisot1/

 

 

Reali ofertë për Pablo Osvaldo

Pablo Osvaldo (Foto: Getty Images)

Real Madridi raportohet se do të ofrojë 10 milionë euro plus shërbimet e Fernando Gagos për të transferuar sulmuesin e Romës, Pablo Osvaldo.

Agjenti i Gago së fundi ka zbuluar se argjentinasi, i cili kaloi sezonin i huazuar te Roma, tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Giallorossët dhe se pret dy klubet të arrijnë marrëveshje, që raportohet se do t’u kushtojë italianëve 6 milionë euro.

Madrid dhe Roma do të takohen javën tjetër për të diskutuar transferimin dhe, sipas La Gazzetta dello Sport, Los Blancos do ta ngrenë idenë për t’ia dhënë Gagon dhe 10 milionë euro Romës për shërbimet e Osvaldos.

Ky i fundit ishte shënuesi më i mirë i Romës sezonin e kaluar, duke gjetur rrjetën 11 herë në 26 paraqitje, por ka pasur probleme disiplinore në kryeqytetin italian dhe ishte përfshirë në një përleshje me bashkë-lojtarin Erik Lamela në nëntor.

Reali e sheh Osvaldon si një zëvendësim të përkryer për Gonzalo Higuain, i cili së fundi është lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu, me Paris Saint-Germain që mbetet opsioni më i hapur për të./sportisot1/

 

 

City bën ofertë për Daniel Alves

Daniel Alves (Foto: Getty Images)

Manchester City ka dërguar një ofertë për mbrojtësin e Barcelonës, Daniel Alves.

Sport shkruan se City ka bërë ofertë prej 15 milionë eurosh plus shërbimet e Aleksandar Kolarov për brazilianin.

Barca është e gatshme ta shesë Alves gjatë kësaj vere dhe do të ishte e interesuar në Kolarov pasi është në treg për një mbrojtës të ri të majtë. /sportisot1/

 

 

 

Aguero: Të denjë për Barcën dhe Realin

Sergio Aguero, Foto: Getty Images

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka thënë se ai nuk e ka në plan që të largohet nga Manchester City gjatë verës dhe ka thënë se klubi anglez së shpejti do të mund të krahasohet me Real Madridin dhe Barcelonën.

“Unë do të qëndroj te City. Unë kam edhe katër vite të mbetura në kontratë dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu. Tani për tani, unë nuk dua t’i bashkohem ndonjë klubi tjetër. Planet e mia janë të qëndroj te City, sepse ky klub është i denjë për t’u përballur me Real Madridin dhe Barcelonën”.

“Unë jam i bindur se City do të jetë në nivelin e tyre”, është shprehur Aguero./sportisot1/

 

 

Juventusi, super ofertë Cavanit

Edinson Cavani, Foto: AP

Juventusi është i gatshëm që të shpenzojë para të mëdha për të transferuar në Torino sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani dhe tashmë Zonja e Vjetër e ka bërë gati ofertën për uruguaianin.

Napoli po refuzon që të lejojë largimin e Cavanit, por përpjekjet e vazhdueshme të Juventusit dhe monitorimi nga distanca i Manchester Cityt mund të detyrojnë hierarkinë napolitane të lëshojë pe.

Bianconerët për Cavanin janë në gjendje që të përfshijnë disa lojtarë në marrëveshje si pjesë e marrëveshjes për të bindur Napolin, por për të bindur Cavanin, Juventusi ka përgatitur kontratën pesëvjeçare të vlefshme 30 milionë euro./sportisot1/

 

 

Cana nuk largohet nga Lazio

Lorik Cana

Mesfushori titanik shqiptar, Lorik Cana, nuk do të largohet nga klubi italian Lazio gjatë verës, përkundër ofertave nga klube tjera evropiane.

Kështu ka bërë të ditur babai i futbollistit nga Gjakova, Agim Cana, i cili ka konfirmuar ofertat e klubeve tjera, por njëkohësisht edhe besnikërinë e të birit të tij ndaj klubit italian.

“Loriku nuk do të largohet nga Lazio. Ai është i lumtur në Romë dhe ndihet mjaft mirë”, ka theksuar Agimi.

Lorik Cana ka treguar formë të lartë në ndeshjet e fundit sezonale në Serie A, duke realizuar madje një eurogol ndaj Atalantës në fitoren prej 2-0, i cili cilësohet si një prej golave më të bukur në Serie A sezoni që lamë pas. /sportisot1/

 

 

Rooney: Do të kthehemi më të fuqishëm se kurrë

Wayne Rooney (Foto: Getty Images)

Ylli i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se humbja e titullit në ditën e fundit të sezonit, ka qenë shumë e dhimbshme për Djajtë e Kuq.

“Sigurisht do të dëshironit kjo të mos kishte ndodhur, për tifozët tanë. Si lojtarë, ishte diçka e mundimshme të humbni titullin në atë mënyrë. Çdokush vazhdon tët thotë se sa mirë ka luajtur City se dhe si ata kanë dominuar në Ligën Premier”.

“Por nëse kjo është dominim, ata e kanë bërë atë në bazë të diferencës së golave. Ne mund ta mbajmë kokën lart pasi ne kemi bërë presionin maksimal ndaj Cityt”.

“Ne do të kthehemi, nuk ka diçka për t’u shqetësuar këtu – ne do të vijmë më të fuqishëm dhe më të mirë se kurrë”, ka thënë Rooney./sportisot1/

Poll

Ke E Favorizoni ne EURO2012?

Spain (7)
19%

Germany (5)
14%

Holanda (3)
8%

England (6)
16%

Portugali (7)
19%

Italy (6)
16%

Franca (3)
8%

Total votes: 37

Search site

News

30/05/2012 18:34

Reali ta shesë Kakan dhe Diarran

Real Madridi është duke u përgatitur të humbë një shumë të madhe të parave duke shitur Kaka dhe Lassana Diarra. ABC shkruan se Reali ia ka ofruar dy mesfushorët klubit të pasur francez PSG për një shumë prej 30 milionë eurosh, që është gati 60 milionë euro më pak se që ka investuar në...
30/05/2012 18:32

Ozil krenar me titullin

Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, ka pranuar se ai është kënaqur shumë më triumfin në La Liga, pasi kështu e kanë bërë Barcelonën të jetë prapa tyre dhe të vihet në ndjekje të Los Blancos pas dominimit trevjeçar. “Çelësi i suksesit këtë sezon ishte qëndrueshmëria. Përndryshe, ne nuk do...
29/05/2012 19:09

Flamini do të vazhdojë në San Siro

Mathieu Flamini është pranë vazhdimit të kontratës me Milanin – njofton La Gazzetta dello Sport. Kontrata aktuale e francezit skadon këtë verë, ndërsa është pritur që ai të largohet nga San Siro. Mirëpo, mediat raportojnë se mesfushori është i gatshëm që të heqë dorë nga paga e tij aktuale...
25/05/2012 12:17

Xherdan Shaqniri Përshëndetet Në Mënyrë Përfekte me Baselin !

    Xherdan Shaqiri ka luajtur ndeshjen e fundit me skuadren zvicërane Basel, para se ti bashkohet gjigandit bavarez Bayern Munchen. Basel e ka nderuar Shaqirin me 1 lamtumirë madhështore, ndërsa edhe Xherdani i ka falënderuar ata, madje duke shënuar 1 gol në ndeshjen e fundit të...
25/05/2012 12:00

Milito: Dua Forlan të qëndrojë te Interi

Diego Milito shpreson që partneri i tij i sulmit, Diego Forlan, të mos largohet nga Interi këtë verë pas vetëm një sezoni të kaluar në Giuseppe Meazza. “Nuk e di nëse ai do të qëndrojë, por shpresoj ai të mos largohet nga klubi pasi është një kampion i vërtetë”. “Ka qenë një sezon i pafat...
25/05/2012 11:48

Heynckes: Nuk largohem

Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, ka këmbëngulur se ai nuk do të largohet nga klubi gjatë verës, përkundër dështimit për ta fituar Ligën e Kampionëve në finalen e Munichut. Mediat gjermane kishin bërë të ditur se Heynckes po përgatit valixhet, por ai e ka hedhur poshtë këtë...
25/05/2012 11:45

Thiago kërkon suksese me Barcën

Talenti i ri i Barcelonës, Thiago Alcantara, mezi pret finalen e Copa del Rey ndaj Athletic Bilbaos dhe është i përkushtuar që të dalë si fitues i finales. “Ne kemi treguar se jemi ekip fitues dhe se gjithmonë jemi konkurrues në ditë të mëdha. Ne do të luajmë lojën më të mirë dhe do të...
25/05/2012 11:44

Muniain: Barca do ta kërkojë topin

Talenti i ri i Athletic Bilbaos, Iker Muniain, ka shumë besim para duelit final të Kupës së Spanjës ndaj Barcelonës, që zhvillohet të premtën mbrëma. “Ne jemi rikuperuar nga goditja e pësuar në dështimin në finalen e Europa League. Zgjidhja e vetme është që të marrim topin prej tyre dhe t’i...
24/05/2012 17:28

Cruyff: Guardiola humbi përkrahjen e bordit

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka pohuar se ish-trajneri Blaugran, Pep Guardiola, e kishte humbur përkrahjen e hierarkisë së klubit, kur Sandro Rosell u bë president i klubit. “Guardiola pothuajse merrte vendime të përkryera, por ai kishte gjithmonë përkrahjen e qarqeve të larta të...
24/05/2012 17:22

Edhe Arsenali pas Hazardit

Arsenali është duke bërë përpjekje për ta transferuar yllin e Lille, Eden Hazard, para syve të dy gjigantëve të Manchesterit, Cityt dhe United. Hazard së fundi ka konfirmuar se ai do të luajë në Ligën Premier dhe se me gjasë qyteti i tij i ardhshëm do të jetë Manchesteri, edhe pse është...
24/05/2012 13:23

Milani dëshiron Salomon Kaloun

Milani raportohet se ia ka vënë syrin sulmuesit të Chelseat, Salomon Kalou. Ylli i Bregut të Fildishtë do të jetë pa kontratë muajin ardhshëm dhe deri tash ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re. Duke qenë lojtar i lirë, Kalou ka joshur vëmendjen e zëvendëspresidentit të Milanit,...
24/05/2012 13:13

Edhe Man United pas David Alaba

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba, ka joshur edhe interesimin e gjigantit anglez Manchester United. Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, ka përcjellë personalisht austriakun gjatë finales së Kupës së Gjermanisë. Spox shkuan se Ferguson e sheh Alaban si një pasardhës afatgjatë për...
24/05/2012 13:08

Galatasaray ofertë për Park

Galatasaray është duke synuar transferimin e mesfushorit të Manchester United, Park Ji-sung. Burime nga mediat turke thonë se Galatasaray është duke bërë ofertë në vlerën e 3.5 milionë eurove për jugkoreanin. Park deklaroi javën e kaluar se ai preferon t’i japë fund karrierës së tij në Old...
24/05/2012 13:05

Modric: T’ua prishim planet favoritëve

Mesfushori kroat, Luka Modric, ka pranuar se përfaqësuesja e tij është në grupin më të vështirë në Euro 2012, por ka theksuar se Kroacia mund të shkaktojë befasi në Grupin C. Ekipi i Slaven Bilic është në një grup me kampionin në fuqi Spanjën, Italinë dhe Republikën e Irlandës. “Të gjithë...
23/05/2012 17:44

Bye Drogba – Welcome Hulk!

  Didier Drogba nuk do të jetë më definitvisht lojtar i Chelseat. Sulmuesi fantastik që e bëri Chelsean kampion në Ligën e Kampionëve ka zyrtarizuar largimin e tij nga Chelsea. Skuadra kineze Shanghai Shenhua duket të jetë destinacioni i radhës për veteranin e Chelseat. Mirpo...
23/05/2012 15:18

Agjenti i Sahin është në Milano!

  Agjenti i mesfushorit të Real Madridit Nuri Sahinitm është aktualisht në Milano. Dilema më e madhe është se me cilën skuadër do të bisedojë ky agjent, me Milanon apo me Interin. Reza Fazeli agjenti i Sahin mund të bisedojë me skuadrat rivale italiane, Milan dhe Inter ndrësa skuadra...
23/05/2012 15:05

Ronaldo: Periudha e Barcës ka marrë fund

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mendon se ata tashmë i kanë dhënë fund dominimit të Barcelonës në kampionatin spanjoll. “Mendoj se cikli i Barcelonës ka mbaruar. Ne përfunduam në ligë nëntë pikë mbi Barcelonën”. “Ende nuk e di nëse ky është fundi i Barcës, pasi për shumë vite ata...
23/05/2012 15:04

Inter pas Giovincos

Interi është duke menduar të transferojë sulmuesin e Parmës, Sebastian Giovinco, shkruan portali sportiv Goal.com. Nerazzurët ende nuk kanë kontaktuar me klubin ose agjentin e tij, por janë duke e përcjellë nga afër situatën e italianit. Giovinco aktualisht është në bashkëpronësi të Parmës...
23/05/2012 12:52

United ofron Berbarovin për Lewandowskin

Manchester United është i gatshëm të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me Borussia Dortmundin, ku përfshihet sulmuesi Robert Lewandowski. Manchester Evening News shkruan se Djajtë e Kuq janë të gatshëm t’ia ofrojnë sulmuesin Dimitar Berbatovi klubit gjerman. Përveç Berbatovit...
23/05/2012 12:52

Seedorf drejt Kinës?

Mesfushori në largim i Milanit, Clarence Seedorf, ka fluturuar drejt Kinës këtë javë për të diskutuar të ardhmen e tij. Seedorf, i cili mbetet pa kontratë muajin e ardhshëm, do të zhvillojë negociata me klubin Guangzhou Evergrande, që drejtohet nga Marcello Lippi. Holandezi 36-vjeçar, ka...
23/05/2012 12:50

Benzema: Forma ime, falë Mourinhos

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka falënderuar trajnerin Jose Mourinho për formën e tij të shkëlqyeshme këtë sezon. Francezi është bërë zgjidhja e parë e sulmit në skuadrën e Mourinhos, që këtë sezon theu rekordin duke mbledhur 100 pikë nga 38 ndeshje në kampionat. “Ai është...
23/05/2012 12:43

Sevilla nënshkruan me Diego Lopez

Sevilla ka nënshkruar me portierin e Villarrealit, Diego Lopez, raportojnë mediat spanjolle. Lopez ka vendosur të largohet nga Villarreali pas rënies befasuese në divizionin e dytë javën e kaluar. Portieri me përvojë ka nënshkruar me Sevillan kontratë pesëvjeçare./sportisot1/
23/05/2012 12:41

Villa nuk luan në Euro 2012

Klubi i Barcelonës ka bërë të ditur se David Villa nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses së Spanjës në Kampionatin e sivjetmë Evropian. Përfshirja e sulmuesit në përzgjedhjet e Vicente del Bosques ka qenë në dyshim që nga koha kur lojtari theu këmbën (në dhjetor të vitit të kaluar), mirëpo...
23/05/2012 12:40

Sneijder i vetofrohet Milanit

Wesley Sneijder është i gatshëm ta braktisë Interin gjatë verës dhe t’i bashkohet rivalit Milan – raporton Goal.com. Agjenti i mesfushorit thuhet të ketë kontaktuar me Adriano Gallianin për ta informuar se holandezi është i gatshëm të kalojë te Rossonerët. Nga ana tjetër, 27-vjeçari ka...
22/05/2012 10:08

Hamsik qëndron te Napoli

Marek Hamsik nuk planifikon të largohet nga Napoli, sepse beson që skuadra e tij do të garojë për titull në sezonin e ardhshëm – ka thënë agjenti i sllovakut, Juraj Venglos. Milani është nga klubet që po kërkon shërbimet e Hamsik në dy vitet e fundit, mirëpo presidenti i Napolit, Aurelio De...
22/05/2012 10:07

Kagawa kushton 20 milionë euro

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, e ka bërë të qartë se Shinji Kagawa nuk do të largohet për pak para nga kampioni i Gjermanisë. Mesfushori japonez dëshiron të largohet nga Dormundi këtë verë dhe planifikon të transferohet në Ligën Premier, ndërsa Manchester Unitedi...
22/05/2012 09:49

Bayerni është ekipi më i mirë në Gjermani

Trajneri i Borussia Dortmundit, Juergen Klopp, ka thënë se Bayern Munichu vazhdon të jetë skuadra më e mirë në Gjermani, përkundër sezonit të dështuar. Bavarezët e humbën betejën për titullin e Bundesligas dhe u mposhtën në finale të Kupës nga Dortmundi, ndërsa dështuan edhe në finale të...
22/05/2012 09:47

Abidal lëshohet nga spitali

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, është lëshuar nga spitali dhe do ta vazhdojë rikuperimin në shtëpi. Më 10 prill, 32-vjeçari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike për transplantimin e mëlçisë, ndërsa pas qëndrimit të gjatë në spital i është dhënë drita e gjelbër që të kthehet në...
22/05/2012 09:46

Mancini nuk ngutet ta forcojë Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mendon se kampioni i Anglisë doemos duhet të forcohet gjatë verës, mirëpo atij nuk i ngutet për sjelljen e lojtarëve. Pas triumfit në Ligën Premier, City do ta kërkojë suksesin në Ligën e Kampionëve, ndërsa për këtë nevojiten lojtarë të...
20/05/2012 09:38

Beckenbauer: Chelsea e meritoi LK

Legjenda e Bayernit të Munichut, Franz Beckenbauer, ka deklaruar se bavarezët mund të kenë luajtur më mirë në finale, por se Chelsea e ka merituar trofeun e çmueshëm. “Bayerni ishte ekipi më i mirë për pjesën më të madhe të takimit, por ata dështuan që të shndërrojnë dominimin e tyre në...
20/05/2012 09:36

Conte shpreson të triumfojë në Coppa

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka thënë se Bianconerët mund të shkruajnë histori nëse fitojnë Kupën e Italisë në finalen ndaj Napolit që zhvillohet të dielën. “Ne kemi finalen e Coppa Italias ndaj të cilës duhet t’i qasemi në mënyrë të duhur – të tregojmë se jemi kampionë të...
20/05/2012 09:35

Spanja meriton të quhet favorit

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Villar, ka deklaruar se përfaqësuesja e tij meriton të quhet favorit për ta fituar Kampionatin Evropian – Euro 2012. Furia e kuqe është kampion në fuqi i Evropës dhe botës, ndërsa Villar e mirëpret faktin që kombëtarja e tij...
19/05/2012 11:52

Finalja e Munichut – fakte interesante

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, ku në Allianz Arena do të përballen Bayerni i Munichut dhe Chelsea. Edhe pse nuk është El Clasico që të gjithë e kanë pritur, kjo ndeshje do të jetë shumë më e shikuar se sa qe mund të jetë derbi spanjoll dhe Telegrafi sjell fakte tjera...
19/05/2012 10:44

Higuain: U preka nga tifozët

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ende nuk ka vendosur definitivisht se çfarë do të bëjë për të ardhmen e tij edhe pse ka pranuar se është prekur shumë kur 80 mijë tifozë në Bernabeu kërkuan qëndrimin e tij. Argjentinasi po përballet me situatë të vështirë, ku drejtuesit madrilen...
18/05/2012 18:26

Heynckes: Nuk lëshohet ky rast...

Bosi i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, u ka sugjeruar lojtarëve të tij që të shfrytëzojnë mundësinë të shtunën dhe ta fitojnë Ligën e Kampionëve, pasi ky është rast i pa përsëritshëm. “Ne kemi rastin për ta fituar Ligën e Kampionëve pas 11 vitesh dhe atë në stadiumin tonë”. “Shumë...
18/05/2012 17:46

Sneijder: Do te ketë shumë blerje

Ylli i Interit, Wesley Sneijder, ka deklaruar se presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk do të lejojë përsëritjen e një sezoni katastrofik dhe se ka planifikuar shumë blerje para sezonit të ri. “Është i dukshëm sezoni i keq që kemi kaluar dhe forma e dobët të cilën e kemi...
18/05/2012 17:42

Interi dhe Milani pas Nanit

Interi dhe Milani janë duke e monitoruar nga afër situatën e anësorit të Manchester United, Nani. Nuk është arritur ende marrëveshja për kontratën e re mes Nanit dhe klubit nga Old Trafford, ndërsa menjëherë janë alarmuar klubet milaneze. Calciomercato shkruan se Interi dhe Milani...
18/05/2012 17:40

Montella shumë pranë Romës

Vincenzo Montella pritet që së shpejti të konfirmohet si trajner i ri i Romës, pasi ka arritur marrëveshje me klubin nga kryeqyteti të vlefshme 3.6 milionë euro për dy vitet e ardhshme. Roma kështu pas largimit të Luis Enriques duket të ketë gjetur zëvëndësuesin e tij edhe i lidhur ka qenë...
18/05/2012 13:51

Chelsea Mbërrin Në Mynich.

Chelsea sot kan arritur ne mynich
18/05/2012 13:35

Capello në negociata me Chelsean?

Ish-përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, ka zhvilluar negociata me pronarin e Chelseat, Roman Abramovich. Gazzetta dello Sport shkruan se Chelsea është në kërkim të një menaxheri më me përvojë për ta marrë nën drejtim dhe për ta rindërtuar skuadrën, pas eksperimentit të dështuar që bëri...
18/05/2012 12:28

Higuain drejt Juventusit !

Juventusi raportohet se është takuar me familjen e Gonzalo Higuain, derisa Bianconerët janë në rrugë për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit.   Sky Sport Italia shkruan se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka fluturuar në Madrid të mërkurën për të diskutuar...
18/05/2012 11:04

Suarez dëshiron të luajë në Spanjë

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, thotë se ëndërr e tij është një ditë të luajë në Spanjë edhe pse është i lumtur te klubi anglez.   25-vjeçari kaloi një sezon të vështirë te Redsat, pasi u përfshi në një mori incidentesh kontroverse derisa Liverpooli përfundoi i teti këtë sezon në...
18/05/2012 10:51

Vieira: Arsenali do t'i humbasë yjet

Drejtori sportiv i Manchester Cityt, Patrick Vieira, është i bindur se ata do të arrin t’ia marrin Robin van Persien ish-klubit të tij, Arsenalit.     Dhe legjenda e Topçinjve ka paralajmëruar ish-menaxherin e tij Arsene Wenger se edhe Theo Walcott dhe Jack Wilshere po ashtu do...
18/05/2012 10:49

“Do të studiojmë ofertat për Falcaon”

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka thënë se klubi dëshiron ta shesë asin Radamel Falcao, por vetëm për çmimin e duhur.   “Gjithmonë ka gjarprinj gjatë verës dhe në gusht do të ketë mijëra të tillë që do të dëshirojnë ta shfrytëzojnë kohën. Falcao është nën kontratë...
18/05/2012 10:46

Emery: E kemi shitur Jordi Alban

Ish-bosi i Valencias, Unai Emery, ka pohuar se klubi tashmë e ka shitur anësorin e majtë, Jordi Alba.   Reprezentuesi spanjoll është lidhur me një kalim te Barcelona, pr ende nuk ka pasur ndonjë konfirmim për lajmin. Tani, Emery ka bërë të ditur largimin e Albas, por jo ekipin e tij...
18/05/2012 09:48

Liverpooli t’i bëjë ofertë Guardiolës

Liverpooli raportohet se planifikon të kontaktojë trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, për t’ia dhënë nën drejtim skuadrën. The Sun shkruan se Guardiola është i pari në listën e Redsave ku po ashtu përfshihen edhe menaxheri i Wigan Athletic, Roberto Martinez, dhe ai i Swansea City, Brendan...