Abidal lëshohet nga spitali

22/05/2012 09:47

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, është lëshuar nga spitali dhe do ta vazhdojë rikuperimin në shtëpi.

Më 10 prill, 32-vjeçari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike për transplantimin e mëlçisë, ndërsa pas qëndrimit të gjatë në spital i është dhënë drita e gjelbër që të kthehet në shtëpi.

“Duke pasur parasysh karakteristikat e proceseve të këtilla rikuperuese, Abidal do t’u nënshtrohet kontrolleve të rregullta mjekësore në spital”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Barca./sportisot1/

Search site