Bye Drogba – Welcome Hulk!

23/05/2012 17:44


 

Didier Drogba nuk do të jetë më definitvisht lojtar i Chelseat. Sulmuesi fantastik që e bëri Chelsean kampion në Ligën e Kampionëve ka zyrtarizuar largimin e tij nga Chelsea. Skuadra kineze Shanghai Shenhua duket të jetë destinacioni i radhës për veteranin e Chelseat.

Mirpo largimi i tij nga Chelsea pritet ti hapë rrugë transferimit të një sulmuesit tjetër të klasit të lartë. Sulmuesi i Portos, brazilian Hulk është në rrugë të mirë për transferimin në Chelsea.

”Po jemi në bisedime dhe shpejtë mund të arrihet 1 marrëveshje mes skuadrave. Është koha që Hulk të mendoj për të ardhmen e tij dhe Chelsea mund të jetë opsioni” deklaroj agjenti i Hulk Teodor Fonseca. /sportisot1/

Search site