Capello në negociata me Chelsean?

18/05/2012 13:35

Ish-përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, ka zhvilluar negociata me pronarin e Chelseat, Roman Abramovich.

Gazzetta dello Sport shkruan se Chelsea është në kërkim të një menaxheri më me përvojë për ta marrë nën drejtim dhe për ta rindërtuar skuadrën, pas eksperimentit të dështuar që bëri Andre Villas-Boas.

Sipas sportives italiane, Capello tashmë ka biseduar me Abramovich për të marrë nën drejtim ekipin sezonin e ardhshëm.

Strategu italian nuk e ka mbajtur sekret faktin se dëshiron t’i rikthehet punës në nivel klubi dhe është i gatshëm të rikthehet në Londër, pasi i ka pëlqyer koha e tij në kryeqytetin anglez kur drejtonte përfaqësuesen e Anglisë në futboll. /sportisot1/

Search site