“Do të studiojmë ofertat për Falcaon”

18/05/2012 10:49

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka thënë se klubi dëshiron ta shesë asin Radamel Falcao, por vetëm për çmimin e duhur.

 

“Gjithmonë ka gjarprinj gjatë verës dhe në gusht do të ketë mijëra të tillë që do të dëshirojnë ta shfrytëzojnë kohën. Falcao është nën kontratë edhe katër vjet me Atletico Madridin dhe në këtë moment ka shumë oferta për të”.

“Futbolli në Evropë është i shpejtë, kështu që nëse ka oferta, ato do të studiohen dhe nëse jo, atëheë asgjë”, është shprehur Cerezo për të ardhmen e golashënuesit më të mirë në Europa League. /sportisot1/

Search site