Emery: E kemi shitur Jordi Alban

18/05/2012 10:46

Ish-bosi i Valencias, Unai Emery, ka pohuar se klubi tashmë e ka shitur anësorin e majtë, Jordi Alba.

 

Reprezentuesi spanjoll është lidhur me një kalim te Barcelona, pr ende nuk ka pasur ndonjë konfirmim për lajmin. Tani, Emery ka bërë të ditur largimin e Albas, por jo ekipin e tij të ri.

“Valencia është ekip që blen lojtarët të cilët nuk janë të mbaruar dhe më pas kur ata të jenë të mbaruar, i shet, ashtu sikurse që ka ndodhur me Jordi Alban”, ka theksuar Emery.

Pos Barcelonës, që e sheh Alban si zëvëndësues të Eric Abidal, për të janë interesuar edhe Manchester United dhe Milani./spotisot1/

Search site