Inter pas Giovincos

23/05/2012 15:04

Sebastian Giovinco (FotoL: Independent)

Interi është duke menduar të transferojë sulmuesin e Parmës, Sebastian Giovinco, shkruan portali sportiv Goal.com.

Nerazzurët ende nuk kanë kontaktuar me klubin ose agjentin e tij, por janë duke e përcjellë nga afër situatën e italianit.

Giovinco aktualisht është në bashkëpronësi të Parmës dhe Juventusit dhe një vendim për të ardhmen e tij pritet të merret gjatë kësaj vere.

Juventusi prite të riblejë edhe gjysmën tjetër të të drejtave të lojtarit, para se ta shndërrojë atë në para ose t’ia ofrojë atë Napolit si shkëmbim për Edinson Cavanin.

Megjithatë, po ashtu ka një shans që Parma të fitojë të drejtat e plota ndaj lojtarit, duke fituar lirinë për të negociuar me klubet e interesuara. /sportisot1/

Search site