Kagawa kushton 20 milionë euro

22/05/2012 10:07

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, e ka bërë të qartë se Shinji Kagawa nuk do të largohet për pak para nga kampioni i Gjermanisë.

Mesfushori japonez dëshiron të largohet nga Dormundi këtë verë dhe planifikon të transferohet në Ligën Premier, ndërsa Manchester Unitedi udhëheq garën për transferimin e tij.

“Janë të dukshme kualitetet e Shinjit, mosha e tij (23 vjeç) dhe rëndësia për këtë ekip. Pastaj mendoj për paratë që Bayerni pagoi për Manuel Neuer. Ai gjithashtu kishte edhe një vit në kontratën e tij. Mund të nxjerrësh një shumë nga kjo (analizë)”, ka thënë Watzke për Sport Bild.

Bayerni i pagoi Schalkes një shumë fillestare prej 18 milionë eurosh për Neuerin, ndërsa çmimi i plotë thuhet të ketë arritur shumën prej 25 milionë./sportisot1/

Search site