Milani dëshiron Salomon Kaloun

24/05/2012 13:23

Salomon Kalou

Milani raportohet se ia ka vënë syrin sulmuesit të Chelseat, Salomon Kalou.

Ylli i Bregut të Fildishtë do të jetë pa kontratë muajin ardhshëm dhe deri tash ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re.

Duke qenë lojtar i lirë, Kalou ka joshur vëmendjen e zëvendëspresidentit të Milanit, Adriano Galliani, i cili megjithatë do të duhet ta mposhtë rivalitetin e Arsenalit për të nënshkruar me lojtarin. /sportisot1/

Search site