Ronaldo: Periudha e Barcës ka marrë fund

23/05/2012 15:05

Cristiano Ronaldo (Foto: AP)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mendon se ata tashmë i kanë dhënë fund dominimit të Barcelonës në kampionatin spanjoll.

“Mendoj se cikli i Barcelonës ka mbaruar. Ne përfunduam në ligë nëntë pikë mbi Barcelonën”.

“Ende nuk e di nëse ky është fundi i Barcës, pasi për shumë vite ata kanë pasur një skuadër të shkëlqyeshme. Ndoshta tash ne jemi në gjendje ta fitojmë ligën për disa vite, siç bënë ata”, ka thënë Ronaldo. /sportisot1/

Search site