Sneijder: Do te ketë shumë blerje

18/05/2012 17:46

Ylli i Interit, Wesley Sneijder, ka deklaruar se presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk do të lejojë përsëritjen e një sezoni katastrofik dhe se ka planifikuar shumë blerje para sezonit të ri.

“Është i dukshëm sezoni i keq që kemi kaluar dhe forma e dobët të cilën e kemi treguar”.

“Por, jam i sigurtë se presidenti nuk dëshron një sezon tjetër si ky. Do të vijnë lojtarë të mirë në merkato dhe unë për vete do të qëndroj, ndihem mirë te Interi dhe nuk dua të largohem”, është shprehur Sneijder./sportisot1/

Search site