Sneijder i vetofrohet Milanit

23/05/2012 12:40

Wesley Sneijder, Foto: Getty Images

Wesley Sneijder është i gatshëm ta braktisë Interin gjatë verës dhe t’i bashkohet rivalit Milan – raporton Goal.com.

Agjenti i mesfushorit thuhet të ketë kontaktuar me Adriano Gallianin për ta informuar se holandezi është i gatshëm të kalojë te Rossonerët.

Nga ana tjetër, 27-vjeçari ka raporte të mira me Kevin-Prince Boateng, i cili pritet t’i ndihmojë në realizimin e transferimit.

Megjithatë, përkundër spekulimeve, janë disa gjëra të tjera që duhen diskutuar, mes tyre edhe shuma prej 25 milionë eurosh që duhet ta paguajë Milani për ta blerë atë./sportisot1/

 

Search site