Conte shpreson të triumfojë në Coppa

20/05/2012 09:36

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka thënë se Bianconerët mund të shkruajnë histori nëse fitojnë Kupën e Italisë në finalen ndaj Napolit që zhvillohet të dielën.

“Ne kemi finalen e Coppa Italias ndaj të cilës duhet t’i qasemi në mënyrë të duhur – të tregojmë se jemi kampionë të Italisë”.

“Ne triumfuam për titullin, por është kohë për t’u kthyer në fushë dhe për të bërë më të mirën për të fituar edhe një trofe tjetër. Duhet që të sigurohemi që të mos mposhtemi, të hyjmë në histori. Napoli është ekipi më i keq për këtë finale”, ka thënë Conte. /sportisot1/

Search site