Higuain: U preka nga tifozët

19/05/2012 10:44

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ende nuk ka vendosur definitivisht se çfarë do të bëjë për të ardhmen e tij edhe pse ka pranuar se është prekur shumë kur 80 mijë tifozë në Bernabeu kërkuan qëndrimin e tij.

Argjentinasi po përballet me situatë të vështirë, ku drejtuesit madrilen nuk e dëshirojnë në ekip, teksa tifozët dëshirojnë të kundërtën. Nga ana tjetër, nuk mungojnë as ofertat.

“Unë jam në shtëpi për të pushuar dhe për të vendosur për të ardhmen, të shohim çfarë do të ndodhë. Unë jam prekur kur i pashë 80 mijë njerëz duke më thënë që të qëndroj”, është shprehu El Pipita./sportisot1/

Search site